Agjencia e lajmeve Reuters raporton se tymi i zi është parë që ngrihet mbi selinë e inteligjencës ukrainase të mbrojtjes në qendër të Kievit.
Ukraina thotë se disa nga qendrat e saj komanduese ushtarake janë goditur nga sulmet raketore ruse këtë mëngjes pasi Moska filloi një operacion ushtarak kundër fqinjit të saj.
Së fundmi NATO ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, duke e cilësuar “ të pajustikueshëm”. Aleanca e mbrojtjes, e cila përfshin Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në dhe shumë vende europiane ka dënuar gjithashtu edhe përfshirjen e Bjellorusisë.