Në Gjenevë po zhvillohen bisedime midis ministrit të Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, dhe homologëve të tij nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, së bashku me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.
Para takimit, sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, deklaroi se “tani ekziston një mundësi” për të përfunduar krizën në rritje në Lindjen e Mesme.
Kjo i referohet njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka dhënë afat dy javor për diplomacinë para se të vendosë nëse do të kryejë një sulm amerikan kundër Iranit.
Ky është takimi i parë i konfirmuar ballë për ballë mes zyrtarëve perëndimorë dhe iranianë që nga fillimi i konfliktit, megjithatë shanset për një zgjidhje të shpejtë duket se janë të pakta, shkruan CNN.