Biseda telefonike me Zelenskyn, reagon Trump dhe ndan detajet

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur të mërkurën se ka zhvilluar një bisedë “ shumë të mirë” telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensly, e cila ka zgjatur rreth një orë.

“Pjesa më e madhe e diskutimit është bazuar në thirrjen që është zhvilluar një ditë më parë me presidentin [rus, Vladimir] Putin, me qëllim të afrimit të Rusisë dhe Ukrainës sa u përket kërkesave dhe nevojave”, ka thënë Trump përmes një postimi në platformën e tij Truth Social.

Trump ka thënë se palët janë duke shkuar drejt një rruge të përbashkët, dhe që i ka kërkuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe Këshilltarit për Siguri Kombëtare, Michael Waltz që të bëjnë një përshkrim të duhur të pikave që janë diskutuar./REL


Shtuar 19.03.2025 17:36