Beyonce ka mahnitur ndjekësit me një paraqitje tërheqëse në një video të re promovuese për markën e saj të kujdesit për flokët, Cecred, tashmë e disponueshme në dyqanet Ulta Beauty në SHBA.
Në klipin e publikuar në Instagram, diva 43-vjeçare u shfaq me një fustan të zi elegant me dekolte të theksuar dhe detaje me rruaza argjendi, ndërsa aplikonte vajin ushqyes të flokëve Cecred në kaçurrelat e saj voluminoze. Pamjen e plotë e kompletonin bizhuteritë e mëdha dhe një make up glamuroz.
Surpriza e videos ishte nëna e saj, Tina Knowles, e cila mori pjesë duke promovuar produktin përkrah stafit në një sallon Cecred, përpara se të vendosej në raftet e Ulta Beauty.