Bashar al-Assad “u përmbys”, Siria mban zgjedhjet e para parlamentare

Që pas rënies së udhëheqësit autokratik të vendit, Bashar Assad, Siria po ,ban për herë të parë zgjedhjet parlamentare. Nën sundimin 50-vjeçar të dinastisë së Assad, Siria ka mbajtur zgjedhje të rregullta në të cilat të gjithë qytetarët sirianë mund të votonin.

Por zgjedhjet nuk do të jenë një process tërësisht depokratik. Kjo sepse pavarësisht se shumica e vendeve në Asamblenë Popullore do të votohen nga kolegjet zgjedhore në secilin distrikt, një e treta e vendeve do të emërohen drejtpërdrejt nga presidenti i përkohshëm, Ahmad al-Sharaa.

Përpos faktit që nuk është një votim popullor, rezultatet e këtyre zgjedhje ka më shumë mundësi të merren si një barometër se sa e vlerësojnë autoritetet e përkohshme përfshirjen, veçanërisht të grave dhe pakicave.

Asambleja Popullore ka 210 vende, prej të cilave dy të tretat do të zgjidhen të dielën dhe një e treta do të emërohet.


Shtuar 5.10.2025 16:16