Gjendja aktuale e ekipit të Barcelonës është kritike për sa i përket situatës së rënduar financiare në të cilën ajo ndodhet momentalisht.
Përflitet se ekipi katalanas mund të ketë deri në 1,3 miliardë euro borxhe.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme foli për situatën aktuale në klun si dhe i ktheu përgjigje ish-presidentit Bartomeu pas letrës që ky i fundit shkroi duke akuzuar Laportën si përgjegjës për situatën ekonomike te katalanasit.
“Kur morëm drejtimin e klubit ne kërkuam një hua prej 80 milion eurosh nga Goldman Sachs sepse nuk do të kishim qenë në gjendje të paguam pagat e lojtarëve dhe punonjësve. Bordi i mëparshëm kishte marrë një paradhënie prej 79 milion € në lidhje me 50 përqind të drejtave televizive të La Liga dhe bankat e ngarkuan atë me interes 9%.
Ulja e pagave nga bordi i mëparshëm nuk ishte e vërtetë. Ne i kemi gjetur ato në lloje të ndryshme shpërblimesh dhe variablash të përfshira në kontratat e reja. Ne kemi gjetur pagesa joproporcionale për ndërmjetësit, jo agjentët, një transferim që kushtoi 40 milion € dhe për një premium blerjeje kemi paguar 8 milionë euro dhe një shitje prej 2 milionë eurosh. Një person u pagua 8 milionë euro për të gjetur lojtarë në Amerikën e Jugut.
Kontrollet u anashkaluan. Faturat u ndanë, të tilla si ato të ‘I3 Ventures’ me ‘Barcagate’, faturat e ‘Espai Barca’ dhe borxhi i kontraktuar gjithashtu u ndanë në mënyrë që të mos kalojnë në Kuvend.
Letra e Bartomeut është plot gënjeshtra. Ai i bindet një përpjekjeje për të justifikuar menaxhimin që është i pajustifikueshëm. Ne kemi një faturë pagash të pashlyera që përfaqëson 103% të të ardhurave totale të klubit. Përfaqëson 20-25% më shumë se konkurrentët tanë.
Askush nuk do të shpëtojë nga ato përgjegjësi. Situata ekonomike është shqetësuese dhe situata financiare është dramatike. Barcelona ka një pasuri neto prej minus 451 milionë euro dhe një borxh prej 1.35 miliardë eurosh.
Bartomeu thotë se ne kemi falur 16.7 milionë euro Nejmarit. Një gënjeshtër tjetër e tij, nuk është e vërtetë. Dhe ju mund t’i kujtoni Bartomeut dëmin që rasti Neymar i bëri imazhit të Barçës. Sepse ishte një pafundësi gënjeshtrash”, ishin fjalët e ashpra të Laportas.
Kur ai shiti Neymar për 222 milion, ata tashmë kishin shpenzuar në mënyrë disproporcionale. Kjo shkaktoi paga dhe amortizim.”/albeu.com