Arrestohet shqiptari në Francë, kapet me 72 kg drοgë në kamion

Një 59-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia franceze. Ai është kapur në autostradën A 10 në Gironde, teksa po transportonte 72 kg marijuanë në bagazhin e furgonit të tij. Shqiptari është ndaluar në doganë dhe më pas i është dorëzuar punonjësve të policisë në degën e Antinarkotikëve (Ofast) të Policisë Gjyqësore.

Pas dyzet e tetë orësh në paraburgim policor, i akuzuari është referuar në prokurorinë publike të Libourne. Gjatë deklaratave të tij me hetuesit, ai nuk ka pranuar të flasë apo të japë emra të personave të tjerë të përfshirë në rrjet.


Shtuar 16.12.2023 23:22