Armëpushimi i mundshëm mes Rusisë dhe Ukrainës, Donald Trump pozitiv pozitiv për një marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar nga Shtëpia e Bardhë mbi planin e paqes të propozuar për arritjen e armëpushimit mes Rusisë dhe Ukrainës.

Trump ka nënvizuar se “bisedimet për një marrëveshje paqeje në Ukrainë janë shumë afër”. Presidenti shtoi se pavarësisht ‘shenjave pozitive’ mbetet ende për t’u parë nëse do të arrihet apo jo. Më herët presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky deklaroi se Kievi është i gatshëm të ecë përpara me një marrëveshje paqeje të mbështetur nga SHBA.

Në të njëjtën kohë, presidenti francez Emmanuel Macron, nga konferenca e “Koalicionit të të Gatshmëve”, u shpreh besimplotë se ekziston mundësia për të bërë përparim në negociata dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme.


Shtuar 25.11.2025 20:44