Presidenti Donald Trump deklaroi sot se pengjet e mbajtura në Gaza duhet të lirohen të hënën ose të martën, ndërsa shprehu shpresën për të marrë pjesë në një ceremoni nënshkrimi në Egjipt.
Gjatë një takimi të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, Trump foli për një marrëveshje të arritur të mërkurën, sipas së cilës pengjet e mbajtura nga militantët e Hamasit do të lirohen në fazën e parë të një plani më të gjerë për Gazën. Ai u shpreh se ky zhvillim do të çojë drejt një “paqeje të qëndrueshme”.
Sipas presidentit, plani parashikon që Gaza të “rindërtohet ngadalë”, një referencë për nismat që synojnë rindërtimin e enklavës palestineze, megjithëse ai nuk dha më shumë detaje mbi këtë proces.
Hamasi pritet të lirojë rreth 20 pengje të gjalla, 72 orë pas fillimit të armëpushimit.
“Do t’i marrim pengjet mbrapsht të martën, të hënën ose të martën, dhe kjo do të jetë një ditë gëzimi”, tha Trump.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë po punon intensivisht për të përcaktuar detajet e këtij udhëtimi, i cili po organizohet me nxitim.