Armëpushim në Lindjen e Mesme, Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet së shpejti

Donald Trump ka postuar sërish në Truth Social ndërsa bisedimet e nivelit të lartë midis delegacioneve amerikane dhe iraniane në Islamabad po vazhdojnë. Ai përsërit pohimin e tij se SHBA ka shkatërruar ushtrinë e Iranit, duke përfshirë të gjithë marinën dhe forcat ajrore.

Ai tha se ngushtica e Hormuzit së shpejti do të jetë e hapur dhe përsërit se cisternat e naftës janë rrugës për në SHBA. BBC shkruan se nën armëpushimin e kushtëzuar dy-javor me Iranin, Trump tha se kishte rënë dakord të pezullonte bombardimet nëse Teherani pranon të rihapë ngushticën.

Të lidhura

None found

Kjo pasi Teherani kishte bllokuar në mënyrë efektive rrugën ujore pasi SHBA dhe Izraeli nisën sulme ndaj vendit më 28 shkurt. Ngushtia e Hormuzit është një nga kanalet më të ngarkuara në botë të transportit të naftës, përmes të cilit zakonisht kalon rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë.


Shtuar 11.04.2026 21:39