Një anije bullgare me më shumë se 160 pasagjerë është përplasur me një mur betoni në një port në lumin Danub në Austri, duke shkaktuar dhjetra lëndime.
Si pasojë e përplasjes 11 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Mediat lokale raportuan se gjashtë persona të tjerë pësuan lëndime më pak të rënda që nuk kërkonin trajtim spitalor.
Rreth 160 pasagjerë ishin në bordin e anijes që udhëtonte nga Bavaria, Gjermani për në qytetin austriak të Linz, tha një zëdhënës i policisë në qytetin e afërt të Efferding.
Incidenti ndodhi gjatë natës në qytetin verior austriak të Aschach an der Donau, tha policia lokale të shtunën në mëngjes.
Anija ishte në gjendje të vazhdonte rrugën e saj pas aksidentit, tha zëdhënësi.
Nuk dihet menjëherë se sa të rënda ishin lëndimet, shtoi zëdhënësi. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar.