Një fluturim nga Mbretëria e Bashkuar për në Egjipt u detyrua të bënte një devijim dhe të ulej në Iraklio të Kretës, ditën e djeshme, pasi një pasagjere e dehur shkaktoi një rrëmujë dhe u konsiderua si rrezik për sigurinë.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një shtetase britanike 38-vjeçare, e cila është konstatuar në gjendje të dehur dhe “jashtë kontrollit”. Ajo po udhëtonte me bashkëshorten dhe fëmijën e saj.
Gruaja u arrestua menjëherë nga policia greke sapo fluturimi zbarkoi në Kretë, konfirmoi sot transmetuesi shtetëror ERT.