Aksident në Greqi, shqiptari përplas për vdekje rumunin

Një shqiptar ka përplasur për vdekje një të moshuar në Kouvaras të Agrinios në Greqi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:30, në rrugën Kombëtare Antirrio-Janinë.

Mësohet se shqiptari ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij në drejtim të Agrinios, ndërsa këmbësori ka kaluar rrugën vertikalisht. Bëhet me dije se këmbësori, me origjinë nga Rumania, ka ndërruar jetë në spitalin e Agrinios.

Nuk dihen ende shkaqet e askidentit, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 19.12.2024 22:12