Afganistani goditet nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter

Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë të Rihterit tronditi rajonin Hindu Kush në Afganistanin verior. Tërmeti goditi qytetin e Kholmit, pranë Mazar-i-Sharif, kryeqytetit të provincës Balkh, në një thellësi prej 10 kilometrash, sipas instituteve gjeologjike GFZ dhe USGS.

Dridhjet u ndjenë deri në kryeqytetin, Kabul. Në fund të gushtit, një tjetër tërmet me magnitudë 6.0, goditi provincat lindore të Kunar, Laghman dhe Nangarhar. Më shumë se 2,200 njerëz u vranë në atë tërmet, më vdekjeprurësin në historinë e kohëve të fundit të Afganistanit.

Vendi goditet shpesh nga tërmetet, kryesisht në vargmalin Hindu Kush, pranë vendit ku takohen pllakat tektonike euroaziatike dhe indiane. Që nga viti 1900, 12 tërmete me magnitudë më të madhe se 7 kanë goditur Afganistanin verilindor, sipas Brian Bapty, një sizmolog në Shërbimin Gjeologjik Britanik. Talebanët, të cilët u rikthyen në pushtet në vitin 2021, janë përballur me disa tërmete, siç ishte ai në rajonin Herat, në kufirin me Iranin, në vitin 2023, në të cilin vdiqën më shumë se 1,500 njerëz dhe u rrafshuan më shumë se 63,000 shtëpi.


Shtuar 2.11.2025 23:00