A po i vjen fundi Putinit?! E braktis “krahu i djathtë”, ja arsyet pse duhet të largohet nga pushteti

Ilya Remeslo, ish-mbështetës i regjimit të Putinit ka renditur arsyet pse është pozicionuare kundër tij dhe pse kërkon që presidenti rus të japë dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme. Avokati Remeslo ka qenë një nga personat më të afërt të Vladimit Putin.

Me anë të një postimi në platformën “X” ai rendit pesë arsye pse ka hequr dorë nga mbështetja për Vladimir Putinin.

Sipas tij, Lufta në Ukrainë nisi si një aksion policor por u kthye në një konflikt, me miliona viktima. Ekonomia është e dëmtuar si pasojë e sanksioneve, humbje partneritetesh tregtare, shkatërrim infrastrukture dhe varfëria është më e përhapur se kurrë. Ilya Rmeslo shton se pasuria shkon vetëm në duar e elitës.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe bllokimin e platformave të komunikimit online dhe imponimin e platformave të kontrolluar a nga shteti.

Kujtojmë se ditën e djeshme është raportuar nga mediat ruse se mbi 13 milion banorë të Moskës nuk kishin qasje në internet dhe kjo, sipas tyre, lidhej me faktin se Putin ndihet i frikësuar nga zhvillimet e fundit mbi luftën dhe Lindjen e Mesme dhe përfshirjen e tij.

Ilya Remelso shtoi se 26 vite në krye të vendit kanë kanë shërbyer për të korruptuar pushtin, për të refuzuar kritikën dhe për të shmangur debatet dhe zgjedhjet e ndershme.

Në përfundim, Remeslo e quan Putinin jo legjitim, kërkon dorëheqjen e tij dhe gjykimin si kriminel lufte, duke e mbyllur me thirrjen për liri.


Shtuar 18.03.2026 21:34