40 viktima nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Greqi

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë publikuar shifrat e COVID-19 atje për 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i infektimeve është 1.585 persona, ndërsa fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me virusin 40 qytetarë.

Që prej fillimit të pandemisë, numri i rasteve pozitive është 398,898 persona, ndërsa janë regjistruar 11.995.

Në të gjitha spitalet e vendit janë duke u trajtuar në njësitë e kujdesit intensive 617 qytetarë.


Shtuar 28.05.2021 18:25