342 vatra zjarri në të gjithë Turqinë! Ndërhyrje nga toka dhe ajri për të shuar flakët

Zjarret në pyjet e Turqisë vijojnë prej tre ditësh ndërsa janë evidentuar katër vatra kryesore nga të cilat zjarri është përhapur.

Sipas raportimeve, Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Turqi, Ibrahim Yumakli, ka thënë se 342 zjarre serioze kanë shpërthyer në të gjithë vendin që nga e premtja.

Agjencia turke e lajmeve ka raportuar se për shuarjen e zjarreve janë angazhuar forca ajrore dhe tokësore ndërsa helikopterët e Forcave të Armatosura Turke (TAF) po mbështesin gjithashtu përpjekjet për shuarjen e zjarreve.


Shtuar 1.07.2025 18:44

Tags: ,