31-vjeçari shqiptar plagos marokenin në Itali pasi i ngacmoi partneren

Është vënë në pranga nga autoritet italiane një 31 vjeçar shqiptar . Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ky i fundit ka plagosur një maroken.

I riu dhe një bashkatdhetari i tij janë konfliktuar fizikisht me një maroken për shkak se i ngacmoi vajzën që e shoqëronte në një klub. Më pas konlikti ka agravuar në përdorimin e armëve ku 31-vjeçari ka qëlluar në këmbë marokenin.

Ngjarja ka ndodhur tetorin e kaluar por vetëm së fundmi është bërë i mundur arrestimi i tij. Pas sulmit, shqiptari ka mundur t’i fshihet policisë duke u larguar nga rajoni.

Hetimet e thella janë duke u zhvilluar për të rindërtuar dinamikën e lëvizjeve të tij nga Piemonte në Rimini pas tentativës për vrasje. Sipas mediave, shqiptari kishte qenë në arrest shtëpie për armëmbajtje pa leje.


Shtuar 29.02.2024 16:11