300 palë këpucë për të përkujtuar viktimat e teatrit të Mariupolit

Njerëzit në Hungari kanë lënë 300 palë këpucë të konsumuara në brigjet e lumit Danub në Budapest për të përkujtuar viktimat e atyre që vdiqën gjatë bombardimeve të teatrit të Mariupolit më 16 mars.

Në një postim në Facebook, organizatorët e memorialit thanë se këpucët ishin vendosur pranë memorialit ekzistues “Këpucët në bregun e Danubit”, i cili përkujton masakrën e hebrenjve hungarezë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Aty shkruhej: “Njerëzit e Evropës duhet të marrin të gjitha masat e mundshme dhe të pamundura për t’i dhënë fund kësaj tragjedie. Derisa kjo të ndodhë, këtu do të shfaqen këpucë të reja”.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba përshkroi ndjenjat e tij të mirënjohjes për organizatorët e memorialit në një postim në Facebook., dhe tha se aktivistët ishin frymëzuar nga fjalimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në fillim të kësaj jave në një samit të BE-së, në të cilin ai iu referua memorialit hebre hungarez.

Kuleba shtoi, “Historia po përsëritet, pikërisht tani, para syve tanë. Prandaj, nuk mjafton të simpatizojmë tani, duhet të vërtetojmë me vepra konkrete se është vërtet ‘Kurrë më'”.


Shtuar 27.03.2022 21:28