15 orë fjalë: Presidenti i këtij vendi thyen rekordin e konferencës më të gjatë

Në një demonstrim të pazakontë transparence – dhe ndoshta edhe qëndrueshmërie fizike – Presidenti i Maldiveve, Mohamed Muizzu, ka qëndruar përplot 14 orë e 54 minuta duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, në atë që zyra e tij e cilëson si konferencën më të gjatë për shtyp në historinë e një udhëheqësi shtetëror.

Konferenca, që nisi në orën 10:00 të mëngjesit dhe zgjati përtej mesnatës, synonte të shënonte edhe Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, duke dhënë një mesazh të fortë për rëndësinë e dialogut të hapur me mediat. Zyra e presidentit theksoi se Muizzu nuk shmangu asnjë temë dhe iu përgjigj pyetjeve në mënyrë të pandërprerë, me vetëm disa pushime të shkurtra gjatë sesionit maratonë.

Me këtë veprim, Presidenti 46-vjeçar pretendon të ketë thyer rekordin e mëparshëm të Volodymyr Zelenskyt, i cili në vitin 2019 mbajti një konferencë 14-orëshe – një rekord që atëherë e kishte rrëzuar edhe rekordi 7-orësh i liderit bjellorus Alexander Lukashenko.

Edhe pse zyrtarisht rekordi nuk është konfirmuar nga Guinness, për Muizzu-n, maratona me gazetarët është një sinjal politik: një president i gatshëm të dëgjojë dhe të përgjigjet – për aq kohë sa duhet.


Shtuar 5.05.2025 12:12