13-vjeçarja shqiptare ra nga kati i tetë dhe humbi jetën, vihet në pranga i dashuri i saj

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar në Itali, ku një 13-vjeçare shqiptare ra nga kati i tetë dhe humbi jetën.

Menjëherë pas ngjarjes familjarët e Aurorës hodhën akuza ndaj të dashurit të saj 15-vjeçar. Pas akuzave autoritetet arrestuan 15-vjeçarin, po ashtu me origjinë shqiptare, i dyshuar për veprën penale vrasje me dashje.

Familjarët e viktimës janë shprehur se i dashuri i saj ishte i dhunshëm dhe agresiv me 13-vjeçaren për shkak të xhelozisë së tij.


Shtuar 28.10.2024 20:21