1.112 infektime dhe 34 vdekje në 24 orët e fundit në Greqi

Autoritetet shëndetësore në Greqi, kanë raportuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.112 të infektuar.

Ndërkohë bëhet me dije se fatkeqësisht, me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin 34 qytetarë, duke e çuar këtë numër, që prej fillimit të pandemisë në 12.218.

Sakaq autoritetet shëndetësore raportojnë se në të gjitha spitalet e vendit, në njësitë e kujdesit intensive ndodhen 335 pacientë të intubuar.


Shtuar 4.06.2021 18:23