Borrell: BE-ja do t’i japë Ukrainës një tjetër mbështetje ushtarake me vlerë 500 milionë euro

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, ka thënë mëngjesin e sotëm se Bashkimi Evropian do të sigurojë një tjetër mbështetje ushtarake në vlerë prej 500 milion € për Ukrainën dhe se ai ishte i bindur se një marrëveshje mund të arrihet në ditët e ardhshme për të rënë dakord për një embargo ndaj naftës ruse.

Kujtojmë se, të martën Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka miratuar më shumë se 40 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën, ndërsa Kongresi përpiqet të mbajë rrjedhën e ndihmës ushtarake dhe të forcojë qeverinë në Kiev, teksa ajo përballet me pushtimin rus.

Paketa përfshin 6 miliardë dollarë për ndihmën e sigurisë, si dhe 8.7 miliardë dollarë për të paguar për rimbushjen e stoqeve ushtarake amerikane të dërguara tashmë në Ukrainë./albeu.com