Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një person dërgohet me urgjencë në spital

Këtë të enjte, një mjet borëpastrues në rrugën e Arbrit, ka shkaktuar një aksident të trefishtë. Teksa po pastronte dëborën në afërsi të tunelit të Murrizit në anën e Klosit, mjeti borëpastrues goditi një automjet tip Volkswagen që lëvizte në drejtim të Tiranës, i cili më pas u përplas edhe me dy automjete të tjera.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, ndërsa drejtuesi i mjetit Volkswagen u dërgua në spital për ndihmë të specializuar.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin në fjalë.


Shtuar 8.01.2026 10:34