Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve në vend.
Nafta do të shitet me 199 Lekë për litër, benzina me 177 Lekë për litër kurse gazi me 71 Lekë për litër.
Të lidhura
None found
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 199 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 106 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 20 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
