Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë çminin e tregtimit të naftës, pas mbledhjes së ditës së sotme.

Një litër naftë do të tregtohet me 193 lekë ose 4 lekë me pak se vendimi i mëparshëm.

Çmimi i benzinës dhe gazit mbetet i pandryshuar.

Vendim i Bordit të Transparencës- 08.03.2023

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 8 Mars 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 99 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 8 Mars ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 


Shtuar 8.03.2023 16:35