Bordi i krijuar nga Rama vendos 245 lekë/litrin e naftës deri më 1 prill, por në bursa çmimi ka rënë

Më 25 mars u mblodh Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve ku vendosi sërish rritje të çmimi të naftës dhe benzinës dhe po ashtu rritje të gazit.

Bordi vendosi që nga data 25 mars deri më 1 prill, nafta do të blihet me 245 Lekë, benzina 218 Lekë dhe gazi me 110 Lekë.

Kujtojmë se Rama, ditën që u krijua Bordi i Transparencës, tha se do të mblidhet çdo ditë për të vendosur çmimin e karburanteve, duke qenë se çmimet ndryshojnë dhe në bursa çdo ditë. Por në mbledhjen e fundit, Bordi vendosi këtë çmim të lartë për një javë, ndërsa sot shihet që çmimi i naftës në bursa ka rënë me 6%.

Më 25 mars, nafta në bursa shitej me 113.9 dollarë për fuçi, sot shitet me 107.10 dollarë për fuçi. Që do të thotë, nëse Bordi do të ishte mbledhur çdo ditë siç premtoi në fillim kryeministri, nafta sot do të ishte më e lirë në karburantet shqiptare./albeu.com

Çmimi i naftës në bursë, sot
Çmimi i naftës në bursë, sot
Çmimi i naftës në bursë, 25 mars 2022
Çmimi i naftës në bursë, 25 mars 2022