“Keni bombë në parking, keni 5 minuta kohë të dilni”. Këto ishin fjalët e një telefonuesi i cili ngriti në këmbë Policinë e Tiranës këtë të premte në mbrëmje duke alarmuar për bombë në parkingun e Hotel Plaza.
Personi ende i paidentifikuar ka telefonuar recepsionisten e hotelit. Efektivët e policisë kanë rrethuar zonën dhe forcat xheniere ndodhen në vendin e ngjarjes ku kanë nisur verifikimet dhe hetimet.
Mbetet ende e paqartë nëse kemi të bëjmë me një alarm fals apo për lëndë plasëse të vendosur në parking ose në ndonjë automjet.