Bombardimi i teatrit në Mariupol, 300 civilë të vdekur

Bombardimi i javës së kaluar ndaj një teatri në Mariupol, ku qindra njerëz ishin strehuar, kishte shkaktuar zemërim ndërkombëtar, veçanërisht pasi u shfaqën imazhe që tregonin se fjala “fëmijë” ishte shkruar qartë në tokë jashtë vendit të ngjarjes për të paralajmëruar forcat ruse për praninë e tyre brenda.

Këshilli Bashkiak i Mariupolit raporton sot se rreth 300 njerëz u vranë në sulm.

“Fatkeqësisht, ne e fillojmë këtë ditë me lajme të këqija”, thuhet në një deklaratë.

“Dëshmitarët okularë raportuan se rreth 300 persona humbën jetën në Teatrin e Dramës Mariupol si pasojë e bombardimeve nga një avion rus, nuk dua ta besoj deri në fund këtë tmerr.

“Deri në fund dua të besoj se të gjithë arritën të arratiseshin. Por fjalët e atyre që ishin brenda ndërtesës në momentin e këtij akti terrorist thonë të kundërtën.”


Shtuar 25.03.2022 10:26