Bombardimi i spitalit në Gaza, shumica e viktimave fëmijë dhe burra

Burrat dhe fëmijët duket se kanë qenë shumica e viktimave të sulmit që ndodhi të martën në mbrëmje, 17 tetor, në Spitalin Arab Al-Ahli.

Gazetari i Gazës, Hassan Asleeh foli për Al Jazeera dhe tha se “gratë dhe foshnjat po flinin në ndërtesat e spitalit, në katet e sipërme”. “Pra, shumica e njerëzve që u vranë ishin fëmijët dhe burrat që flinin jashtë ambienteve të spitalit,” shtoi ai.

Izraeli: Kemi prova të asaj që ndodhi në spitalin e Gazës

Ndërkohë, një video e re u publikua nga Izraeli, i cili mohon kategorikisht se ka bombarduar spitalin në Gaza, duke lënë rreth 500 të vdekur.

Videoja vjen nga një aparat fotografik i Channel 12, i konsideruar si një nga më të mëdhenjtë në vend, që tregon Rripin e Gazës.Në një pamje statike, Izraeli pretendon se tregon vendin e nisjes dhe spitalin.


Sipas Izraelit, video tregon se “në fakt ishin raketa nga Rripi i Gazës që u hodhën në drejtim të spitalit”.

Edhe Presidenti Joe Biden, i cili ndodhet për një vizitë në Izrael, pretendoi sot se bombardimi erdhi nga ana tjetër./Albeu.com 


Shtuar 18.10.2023 14:30

Tags: ,