Bombardimet ruse vrasin dy të moshuara në Ukrainë, 10 të plagosur

Dy persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën sot nga bombardimet ruse në qytetin Bilopiya në provincën Sumy të Ukrainës veriore pranë kufirit me Rusinë, tha policia.

Në një postim në aplikacionin Telegram, Policia Kombëtare e Ukrainës tha se regjistroi katër sulme artilerie, tre prej të cilave goditën qendrën e atij qyteti.

“Një grua 76-vjeçare dhe një 74-vjeçare që në atë moment ndodheshin në rrugë kanë humbur jetën pas plagëve të marra”, njofton policia.

Sipas policisë, nga 10 të plagosurit, njëri ndodhet në spital në gjendje të rëndë./Albeu.com.


Shtuar 17.07.2023 22:00