Njëmbëdhjetë civilë u vranë nga bombardimet ruse në rajonin Kharkiv të Ukrainës lindore gjatë natës, tha guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Synyehubov.
Një nga viktimat ishte një fëmijë shtatë vjeçar, tha ai. Më shumë se 14 persona të tjerë u shtruan në spital.
Synyehubov paralajmëroi gjithashtu banorët që të mos afrohen ose prekin asnjë municion, por të lajmërojnë shpëtimtarët nëse shohin ndonjë.
Ai tha se rajoni i Kharkivit u granatua 66 herë me raketahedhës, artileri dhe tanke./albeu.com