Bojkoti i seancave gjyqësore, Haxhia kërkon ndjekje disiplinore për avokatët

Dhoma e avokatisë është mbledhur sot për të diskutuar në lidhje me vijimin e bojkotit të avokatëve, për shkak të hartës së re gjyqësore.

Në lidhje me këtë kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia ka njoftuar se do të kërkojë ndjekje disiplinore për avokatët që kanë thyer bojkotin për hartën e re gjyqësore.

13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin është propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit, i cili ka krijuar debate në shoqërinë civile.