Kuvendi ka nisur këtë të enjte seancën marathon të mocionit me debat lidhur me çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.
Mirëpo në momentin që deputeti democrat Luçiano Boçi po fliste për këtë çështje, Rama është “arratisur” nga vendi i tij dhe është ulur pranë Pandeli Majkos.
Në foto ai shihet duke qeshur, edhe pse nuk dihet se çfarë ka pasur kaq qesharake në fjalën e Boçit, apo çfarë po bisedonin dy socialistët.