Bllokuan foltoren dhe i ranë bilbilit në seancë, përjashtohen nga Parlamenti 6 deputetë demokratë

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Etikës i cili ka shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e deputetëve demokratë nga Kuvendi për një periudhë kohore prej 10 ditësh.

Sekretariati për Procedurat dhe Votimet ka pranuar kërkesën dhe ka përjashtuar sot deputetët demokratë për kaosin e krijuar në seancën e kaluar parlamentare.

1-Lindita Metalia është përjashtuar për 5 ditë;

2-Greta Bardeli 3 dite,

3-Edmond Spaho 10 dite,

4-Oerd Bylykbashi 10 dite

5-Elda Hoti, 10 dite

6-Sorina Koti, 10 ditë

Duke qenë se mbledhja e sekretariatit u zhvillua në mungesë të mediave, deputeti demokrat, Edmond Spaho i cili ishte i vetmi i pranishëm, ka hapur kamerën e telefonit të tij duke zbardhur debatet në komisionin e drejtuar nga deputetja e PS, Klotilda Bushka.

Ai tha se kryeministri Edi Rama po shkelte kushtetutën dhe prandaj edhe deptuetët e opozitës bllokuan seancën e kaluar plenare. Mes të tjerash, Spaho ripërsëriti kërkesën e tij për ngritje të komisionit hetimor për çështjen McGonigal.

“Çfarë po kërkojmë ne që ju çuditeni dhe nuk na jepni fjalën për një skandal kaq të madh. Në SHBA heton FBI, heton dhe Kongresi. Të njëjtën gjë kërkojmë edhe ne të hetohet këtu. Të hetojë SPAK-u që nuk ka këllqe ta bëjë dhe të hetojë kuvendi. Të paktën të kemi mundësi të shohim ky McGonigal kur ka hyrë, kur ka dalë, ka ushtruar presion në organe të caktuara?

/Albeu.com.