Bllokohet skafi në Sarandë, procedohen penalisht 2 vëllezër

Policia Kufitare e Sarandës, gjatë patrullimit në det, në zonën e Ksamilit ka bllokuar një skaf, 4.5 metra, i cili ishte pa dakumentacion dhe drejtohet nga dy vëllezër.

Shtetasit E.SH dhe S.SH janë shoqëruar në komisariar për veprimet e mëtejshme.

Në përfundim të veprimeve dy vëllezërit janë proceduar penalisht për veprën penale “Peshkim i ndaluar”.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare bllokon një mjet lundrues skaf, pa dokumentacion përkatës.

Procedohen penalisht 2 vëllezër.

Policia Kufitare e Sarandës, gjatë patrullimit në det, në zonën e Ksamilit ka konstatuar dhe më pas bllokuar një mjet lundrues skaf, 4.5 metra, pa dokumentacion që drejtohej nga shtetasi E. SH., së bashku me vëllain e tij shtetasin S. SH.

Policia Kufitare ka bërë bllokimin e mjetit lundrues dhe ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë dy vëllezërit, për veprime të mëtejshme.

Në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë rezultoi se ky shtetas, së bashku me shtetasin S. Sh., kishin dalë për peshkim pa njoftim si dhe nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm për të ushtruar aktivitetin e peshkimit dhe nuk dispononin asnjë dokument për mjetin lundrues (skaf).

Në përfundim të veprimeve dy vëllezërit janë proceduar penalisht për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com

 


Shtuar 13.02.2022 16:50