Bllokohet plotësisht segmenti rrugor Shkodër-Lezhë-Laç, qytetarët të bllokuar me orë të tëra

Segmenti rrugor Shkodër-Lezhë-Laç, është i bllokuar totalisht.

Burime për mediat bëjnë me dije se prej më shumë se 5 orësh, qytetarët të cilët kishin zgjedhur bregdetin e Shëngjinit për të kaluar këtë ditë të diel, ndodhen në trafik.

Mjetet që janë nisur prej orëve të pasdites nga Lezha, Shëngjini, Shkodra, po gjenden përballë një situate kaotike, ku sipas raportimeve thuhet se nuk po lëvizin pothuajse fare për shkak të trafikut të dendur që ka paralizuar plotësisht segmentin.


Shtuar 8.06.2025 23:35