Bllokohen 52 ton miell, brenda u gjetën minj dhe shpendë të ngordhur

Një total prej 52 ton miell është bllokuar në një magazinë ushqimore në qytetin e Fierit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën të ditur se gjatë kontrolleve në magazinë, isnpektorët kanë vënë re se produkti mbahej jashtë kushteve të përshtatshme higjeno-sanitare.

Për më tepër brenda në magazinë janë gjetur brejtës dhe shpendë.

Po ashtu, subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë.

Për këto shkelje të konstatuara, trupa inspektuese sipas legjislacionit në fuqi, vendosi menjëherë masën e ndërprerjes së aktivitetit, u bë bllokimi i 52 ton produkte ushqimore me destinacion asgjësimin, si dhe u vendos masat administrative me gjobë në vlerën e 700,000 lekëve.


Shtuar 25.11.2023 13:07