Bllokimi në aksin Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” përkeqësojnë situatën, hedhin në rrugë masiv gurësh e dherash

Kompania ANK shpk e cila po punon për ndërtimin e segmentit rrugor, pjesë e Korridorit Tetë, ka nisur punimet për shembjen e pjesës së rrezikshme në zonën e njohur si Kthesat e Dragostunjës, në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, pas situatës së krijuar nga rrëshqitja e gurëve që solli bllokimin e qarkullimit.

Ndërhyrja e fadromave të ANK kanë nisur hedhjen në rrugë të masivëve të gurëve e dherave, ndërsa aksi drejt juglindjes mbetet i bllokuar për shkak të shembjes së sotme.

Si pasojë e punimeve, qarkullimi në këtë aks vijon të jetë i kufizuar, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren, deri në normalizimin e plotë të situatës.

 


Shtuar 1.02.2026 15:30