Blinken në Tiranë, Salianji: Shqipëria duhet ngritur në një stad ku luftohet korrupsioni e mbahen zgjedhje të lira

Siç është bërë me dije më herë, ditën e nesërme, 15 shkurt, Sekretari Amerikan i Shetit, Antony Bliken pritet të vizitojë Tiranën.

Deputeti democrat, Ervin Salianji e cilëson vizitën të rëndësishme dhe shkruan se Shqipëria duhet të jetë krenare për aleancën që ka me SHBA-në.

Por, ai thotë se Shqipëria duhet ngritur në stadin e një vendi normal demokratik, ku respektohen të drejtat e njeriut, ku luftohet korrupsioni, ku mbahen zgjedhje të lira e të ndershme, ku pushtetet janë të ndara e ku qeveria kontrollohet e jep llogari. Në këtë mënyrë, sipas Salianjit, ne tregohemi në të vërtetë pro-amerikanë.

Reagimi i Salianjit:

Blinken, pasurim i traditës tonë pro-amerikane. Është mirë për Shqipërinë e për shqiptaret, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal i Zi e kudo, sa herë një zyrtar i lartë amerikan viziton Tiranën. Duhet të jemi krenar për aleancën që kemi me SHBA, për këtë pozicionim në anën e drejtë të historisë , kjo mbi të gjitha vjen nga sentimenti e orientimi i shoqërisë, i njerëzve i kombit që ka rrokur në masë dërrmuese vlerat perëndimore.

Raporti special e i ngrohtë që kemi me SHBA është në radhë të parë meritë e qytetarëve, më tej e politikanëve.
Ka qenë lajm i mirë për ne kur erdhi Colin Powell, Madeleine Albright, John Carry, Hillary Clinton, dhe ngjarje kulminante vizita e George Bush, ku u pohua ajo që ndodhi pak më vonë, pavarësia e Kosovës. Mbërritja e Antony Blinken pasuron këtë traditë të çmuar, dhe e veçon Tiranën tonë si qendër e rëndësishme në rajon, e pikë kyçe e partneriterit strategjik. Jam i bindur se këto marrëdhënie nuk duhen marrë asnjëherë si të mirëqena, ato duhen ushqyer vazhdimisht.

Ajo që lypset ne të bëjmë në këtë drejtim është jo e lehtë. Më së pari, kemi detyrën ta ngremë Shqipërinë në stadin e një vendi normal demokratik, ku respektohen të drejtat e njeriut, ku luftohet korrupsioni, ku mbahen zgjedhje të lira e të ndershme, ku pushtetet janë të ndara e ku qeveria kontrollohet e jep llogari. Në këtë mënyrë ne tregohemi në të vërtetë pro-amerikanë dhe meritojmë mbështetjen e shtetit më të rëndësishëm të globit./albeu.com