Gjatë vizitës së tij të katërt në Izrael Anthony Blinken ka dhënë disa mesazhe të qarta dhe të prera.
Uashingtoni mendon se Izraeli duhet të ndryshojë taktika kur të rifillojë fushatën ushtarake në Gaza, në mënyrë që të shmanget vrasja e civilëve palestinezë.
Duke cituar një zyrtar të lartë të paidentifikuar të administratës amerikane, Washington Post thotë se Izraeli “nuk mund të bëjë atë që bëri në veri në jug”.
Paralajmërimet vijnë në një moment kritik.
Dje, Benny Gantz, një anëtar i kabinetit të luftës, paralajmëroi se luftimet mund të rifillojnë “në çdo moment”.
“Lufta do të zgjerohet kudo që të jetë e nevojshme në të gjithë Rripin,” tha ai.
“Nuk do të ketë qytete strehimi.”
Ka disa shenja se Izraeli po dëgjon këshillat e Uashingtonit.
Dje një zyrtar i lartë izraelit i cili foli me gazetarët në kushte anonimiteti tha se operacioni i Izraelit në Rripin jugor të Gazës do të ishte “ndryshe”.
Por ai e bëri të qartë se do të jetë ende në dorën e palestinezëve që të sigurohen që ata të lëvizin në “zona të sigurta” për të shmangur shënjestrimin e Forcave të Mbrojtjes izraelite./albeu.com