Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sapo ka zbritur në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv.
Në vizitën e tij të shkurtër, Blinken do të takohet me zyrtarët izraelitë dhe presidentin palestinez Mahmud Abbas.
Është e rëndësishme të kujtojmë se Abbas është i vendosur në Bregun Perëndimor dhe është një rival politik i Hamasit në Rripin e Gazës.
SHBA është në bisedime me Izraelin, OKB-në dhe Egjiptin për lejimin e ndihmës në Gaza dhe sigurimin e një kalimi të sigurt për civilët.
Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë të cituar nga mediat lokale, të paktën 51 persona humbën jetën dhe 281 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore të kryera këtë mbrëmje në Rripin e Gazës nga ushtria izraelite.
/albeu.com