Sekretari amerikan i Shtetit theksoi se Kina ofroi garanci për Rusinë, por nuk e fshehu shqetësimin e tij për pajisjet që mund të dërgohen nga kompanitë kineze.
Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha sot nga Pekini se Kina ka ripërtërirë premtimet për të mos dërguar armë në Rusi për të forcuar mbrojtjen ruse në luftën me Ukrainën, megjithëse shprehu shqetësim për veprimet e kompanive private të Kinës.
“Ne, dhe vendet e tjera, kemi marrë garanci nga Kina se ajo nuk ofron dhe nuk do të ofrojë ndihmë vdekjeprurëse për Rusinë për t’u përdorur në luftën në Ukrainë. Ne nuk kemi parë asnjë provë që e kundërshton këtë. Megjithatë, ajo që ne kemi shqetësime të vazhdueshme janë kompanitë kineze që mund të ofrojnë teknologji që Rusia mund ta përdorë për të çuar më tej agresionin e saj në Ukrainë. Ne i kemi kërkuar qeverisë kineze që të jetë shumë e kujdesshme për këtë”, shtoi sekretari amerikan i mbrojtjes.
Blinken theksoi se Kina kishte ofruar garanci për Rusinë në “javët e fundit” dhe jo vetëm gjatë vizitës së tij në Pekin.