Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangush Daki është vetëdorëzuar në polici pas urdhrit të lëshuar nga SPAK.
Dako dyshohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një ndërtim që ka pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti. Por pavarësisht kësaj Dako ka dhënë leje dhe ndërtesa është legalizuar në kundërshtim me ligjin.
Në total janë lëshuar 10 masa arresti, 7 me masë sigurie “arrest me burg, përfshirë edhe Dakon dhe tre të tjerë janë lënë me masë sigurie “arrest shtëpie”.
Kur është lëshuar urdhër arresti mësohet se Dako ka qenë në kryeqytet, teksa është dorëzuar në Drejtorinë e Tiranës.
Hyrja e Drejtorisë është e mbuluar me një tendë të bardhë, për të mos lejuar filmimin e momentit kur Dako mbërriti në këto ambiente.