Gazetari Arjan Çani ka komentuar atë që po ndodh së fundmi në selinë e Partisë Demokratike, ku nga fotot që po qarkullojnë në media, godina është duke u fortifikuar me dyer të blinduara.
Sipas Çanit, kryetari Lulzim Basha nuk i ka bërë dyert e blinduara pa autorizimin e Ambasadës Amerikane.
“Sipas fjalëve që po qarkullojnë, Basha nuk do ta bënte kurrë atë që po e bën, po të mos i kishte prapa amerikanët, që mos ti thonin jo blindim, por çka të duash ti. Janë ata të grupit të Kumanovës që po e mbrojnë partinë, ata aty s’janë pa dijeninë e ambasadës dhe të shtetit. Beteja e së shtunës pavarësisht se dikush e bën komike, është beteje e amerikanëve që e kanë nxjerrë non-grata Berishën.
Ajo derë e blinduar është simbolikë që unë s’të lej të hysh aty, është me autorizimin e amerikanëve”, tha Çani./albeu.com