Blero për DJ Gimbon: Njerëzit që janë vetvetja, kanë një vend të veçantë tek unë

Blero Muharremi ka shprehur haptazi mbështetje për DJ nga Kosova, Gimbon.

Ai ka thënë dy fjalë për të, ndonëse aventura për Gimbon në Big Brother përfundoi mbrëmjen e djeshme (e martë).

“Njerëzit që janë vetvetja, tek unë kanë një vend të veçantë. Gëzuar Gimbo, je mbret”, ka shkruar ai në InstaStory.

Duket se Bleros i ka pëlqyer qëndrimi i Gimbos, loja që ka zhvilluar e vlerat si artist.

Blero gjithashtu ka qenë pjesë e Big Brother në Kosovë, në edicionin e dytë.

I njëjti po ashtu tregoi një anë të tij të mirë në atë format, ndonëse u largua me vetë-dëshirë.

Sidoqoftë, Gimbo krahas kësaj në BBVA ka krijuar edhe një lidhje dashurie me banoren, Selin Bollati.


Shtuar 18.03.2026 14:52