Blendi Gonxhja: Bonusi i fundvitit do të jetë më i lartë, po punojmë për rritjen e pensionit mesatar

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka mbajtur një takim me pensionistët, ku të pranishëm ishin edhe ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja.

Ky i fundit, tha se po punohet për përmirësimin e situatës së pensioneve, ku vuri në dukje se po punohet për një projektligj për njohjen e viteve të punës para vitit 1994.

Gjithashtu, Gonxhja tha se këtë vit bonusi i fundvitit, pritet të jetë më i madh dhe po punohet për rritjen e pensionit mesatar.

“Si shtresa më e me eksperiencë dhe më e mençur ju e dini se lekët nuk bien nga qielli. Familjet lindin më pak fëmijë dhe jetëgjatësia. Raporti që kemi i të punësuarve me një pensionist është 1 me 1. Nga ana tjetër pa shtet ligjor nuk ka klimë të mirë biznesi, nuk ka rritje të ardhurash, nga të cilat duhet të marrim për të kompesuar pensionet e ulëta. Po punojmë fort dhe jemi ballëlartë që sot jemi më pranë se kurrë që jemi në kushtet për ta ndrequr edhe situatën e pensioneve që është një hall për ne madhor dhe për ju i përditshëm. Ne jemi shumë të angazhuar për debitorët ndaj sigurimeve shoqërore.

Rritja ekonomike na mundëson që të flasim për bonusin shumë më cilësor për pensionistët këtë fundvit. Kemi propozuar edhe ndyrshime liugjore për njohjen e viteve të punës për kooperativat e para vitit 1994.

Po punojmë fort edhe për përmirësimin thelbësor të skemës së pensioneve siç është barazia mes profesioneve për pensione të njëjta, për rritjen e pensionit mesatar”, u shpreh ministri.


Shtuar 21.10.2024 12:20