Blendi Gonxhe: Mbi 560 mijë vizitorë në sitet kulturore, 74% më shumë se në vitin 2023

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, bëri publike statistikat e vizitueshmërisë së siteve kulturore në gjysmën e parë të vitit.

Sitet tona kulturore kanë mirëpritur 569,089 vizitorë gjatë periudhës janar-qershor 2025. Rritja llogaritet në 74% krahasuar me vitin 2023, ndërsa sa i përket të ardhurave, ato janë shtuar me 119% krahasuar po me 2023-shin.

5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:

1.Parku Arkeologjik Butrint, me 105,623 vizitorë

2.Kalaja Gjirokastër, me 92,999 vizitorë

3.Parku Arkeologjik Shkodër, me 79,885 vizitorë

4.Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë, me 74,636 vizitorë

5.Parku Arkeologjik Apoloni, me 58,059 vizitorë

Pjesa më e madhe e turistëve, duket se preferojnë të vizitojnë parqet arkeologjike, më pas renditen muzetë kombëtarë dhe kalatë e monumentet e tjera të kulturës.

Me nisjen e sezonit turistik, oraret e vizitave janë zgjatur deri në orën 19:00 në të gjitha sitet kulturore.

 


Shtuar 11.07.2025 10:13