Bledi Çuçi zgjidhet kryetar i Grupit Parlamentar të PS

Ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zgjidhet kryetar i Grupit parlamentar. Vendimi është marrë sot nga Asambleja Socialiste.

Më herët këtë detyrë e ka mbajtur Taulant Balla, i cili pasoi Çuçin në dikasterin e Ministrisë së Brendshme.

Çuçi u shkarkua si ministër nga kryeministri Edi Rama, pas ngjarjes në Fushë-Krujë, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan dy kushërinj të fisit Maja./albeu.com


Shtuar 26.07.2023 18:46