BKH zbarkon në zonën e Kodrës së Diellit, operacioni ende në vijim

Byroja Kombëtare e Hetimit, ka ndërmarrë një aksion në zonën e Kodrës së Diellit. Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Detajet lidhur me natyrën dhe qëllimin e këtij aksioni mbahen ende tepër sekret, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë informacione zyrtare.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë të dhëna mbi operacionin e BKH-së.


Shtuar 16.12.2025 08:46